Mblidhen miq e bashkëluftëtarë, këndojnë për Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Rashit Qalaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar një video ku tregon se sonte po festojnë për Ramë Bardhin.

Në festë sipas Qalajt po marrin pjesë miq e bashkëluftëtarë, derisa ia kanë thënë këngës me çifteli për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

“Së bashku me shokë, miq e bashkëluftëtar duke festuar ditëlindjen e baces Ramë Bardhi . Dhe ditëlindja nuk mund te festohet pa këngët mbi Çlirimtarët tanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi me shokë”, ka shkruar deputeti Qalaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Lexo edhe:  Ky është punëtori i Trepçës që u gjet i vdekur