Hidhet në ajër edhe një bankomat tjetër në Kosovë, disa persona ishin në aksion

foto ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar se një bankë në Gjilan ka qenë cak i hajnave dje gjatë orëve të para të mëngjesit.  

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë shpërthyer një bankomat.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë më targa të Serbisë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa të dyshuarit nuk kanë arritur të vjedhin asnjë para nga bankomati.

“Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i një bankes në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës  kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Lexo edhe:  SBASHK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen