Pamje pas aksidentit të tmerrshëm në Prishtinë ku u lënduan 8 persona – demolohet semafori e anësoret

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në orët e para të së shtunës në udhëkryqin afër Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident janë lënduar 8 persona.

“Sot rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët Eqrem Çabej dhe Agim Ramadani. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore” – tha Flora Ahmeti nga zyra për medie e forcave të rendit.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” – tha tutje Ahmeti.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe njëri nga semaforët në udhëkryq.

Lexo edhe:  Tomë Gashi për vizat: Albini e arriti për 10 sekonda, atë që të tjerët s’e arritën për 10 vjet