Gjendet një person i vdekur në oborrin e një shtëpie në Podujeve, Policia po heton rastin

Dje është raportuar për një rast, ku një person është gjetur i vdekur në Podujevë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e saj ditor, ku thuhet se i njëjti është gjetur pa shenjat jete në një kamp-shtëpizë.

“Podujevë 13.12.2022 – 10:06. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  ‘Dy herë në javë marrëdhënie seksuale, ose t’i mbys fëmijët’: Gjakovari kërcënon ish-partneren e tij, i kërkon ta vazhdojnë lidhjen