Lajm i hidhur: Vdes profesori dhe shkrimtari i njohur nga Vushtrria, Hilmi Saraçi

Ka vdekur njëri nga shkrimtarët në të njohur vushtrrias, Hilmi Saraçi.

I ndjeri ka qenë i lidhur me arsimimin dhe edukimin e brezave dhe gjeneratave.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari Ferit Idrizi, u cili përmes një postimi ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Postimi i plotë:

E nderuar Familje Saraçi,
Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, pedagogut e shkrimtarit Hilmi Saraçi. Jeta e tij ishte e ndërlidhur me arsimimin dhe edukimin e brezave dhe gjeneratave, duke lënë gjurmë të thella në arsimin shqip.

Veprimtaria e tij arsimore frymëzoi breza e gjenerata, ndërsa pena e tij shkroi pa ndalë për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.
E nderuar Familje Saraçi, duke bashkë ndjerë dhembjen me juve, ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të thella për ndarje nga jeta të Profesor Hilmi Saraçi.

Ferit IDRIZI
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë

Lexo edhe:  Gruaja denoncon në Polici burrin e dhunshëm, thotë se ka telashe me alkoolin