Aksident i rëndë në Veternik, vetura bie në një gropë – VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa momentesh në hyrje të Prishtinës.

Dëshmitarët thonë për “02 Press” se dyshohet për të lënduar.

Sipas tyre, aksidenti saktësisht ka ndodhur në lagjen Veternik.

Nga pamjet shihet se Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që karrotreci po mundohet ta nxjerrë veturën e cila ka rënë në një gropë.

VIDEO: IMG_8917

Deri tash, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar për aksidentin.

Lexo edhe:  “Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm” – Mesazhi i “Dardanëve” për futbollistët e Kosovës