Pagat e mësimdhënësve, vjen lajmi i mirë nga MASHT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ligji e përcakton se nuk do të ketë paga për ata që nuk punojnë, teksa ka shtuar se SBASHK-u i ka lënë në baltë anëtarët e vet me papërgjegjësinë e tyre.

“Është definitive që ligji për greva neni 18 e përcakton qartë se mospunë nuk ka pagesë dhe është e vërtetë që ne këtë e kemi diskutuar më shumë se një herë me kryesinë e SBASHK-ut duke u siguruar që të përcjellin mesazhin te mësimdhënësit, në mënyrë që vendimet t’i marrin të bazuara në argumente”, ka thënë Nagavci .

Ministrja Nagavci gjithashtu ka shtuar se orët e humbura do të kompensohen dhe se kanë rishikuar kalendarin.

“Në një situatë të tillë, ku për fat të keq kemi një kryesi të Sindikatës së Arsimit që i la në baltë të gjithë anëtarët e vet me një papërgjegjësi të plotë dhe madje edhe në këtë situatë kur do të duhej të ishin në diskutime për të parë se a mund të realizohet ndonjë gjë ata vazhdojnë me kërcënime se nuk do të kompensohen orët. Si qeveri jemi në dijeni për gjendjen socjo-ekonomike dhe për inflacionin si dhe jemi të vetëdijshëm për ligjet në fuqi dhe orët e humbura duhet të zëvendësohen”, shtoi ministrja e Arsimit.

Ajo ka shtuar se pagesa e mësimdhënësve do të bëhet si avans.

“Ne kemi dërguar propozimin në Ministrinë e Financave që të bëhet pagesa avans me pritjen edhe garancinë që secila ditë e planifikuar nga të gjithë mësimdhënësit. Dhe ideja ishte që qeveria të realizojë sa më parë këto pagesa në mënyrë që të mos pritet muaji tetor”, shtoi ajo në ATV

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë në Tërstenik, intervenon policia