Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Pejë – Gjakovë 

Një aksident i rëndë ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë – Gjakovë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Skivjan dhe sipas informacioneve të para, ka persona të lënduar rëndë.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesit shihen se dy vetura janë bërë ‘llom’ ndërkohë që të lënduarit janë transportuar në spital me urgjencë.

Lexo edhe:  "Babë e ka marrë vizën edhe djali e po nisemi për Kosovë", biseda e fundit e babait me vajzën e tij e cila vdiq së bashku me burrin në aksidentin në Podujevë