Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informata që mund të çojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij.

 

Lexo edhe:  Konfiskohen dhjetëra 2-she, 1-she e 100-she false të deponuara nga klientët e një banke në Prizren