Pacolli njofton varfanjakët e Kosovës për problemet e tij: Jam i ngopur me para e lluks

Milioneri dhe njëkohësisht kryetari i AKR’së, Behxhet Pacolli, deklaroi për qytetarët se është ngopur me para.

Pacolli populli të varfër të Kosovës u tha se është i ngopur me pozita e luks.

Por, duket se atij i ka mbetur diçka peng.

Ai tha se i vjen keq që s’ka pasur asnjëherë mundësi që ta udhëheqë dhe zhvillojë këtë vend.

Pacolli ka thënë se nuk do të ndalet së ndihmuari njerëzit në nevojë.

“Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Pas aksidentit, kapen dhe rrahen disa persona në mes të rrugës