Minatori i Trepçës, Adnan Brahimi, merr rrugën e gurbetit, përshendetet me kolegët e minierës

Po vazhdon ikja e të rinjve nga Kosova, madje me numër të madh.

Qytetarët që po vendosin të ikin nga vendi vijnë nga shtresa dhe profesione të ndryshme, shkruan Jepi zë.

Përveç atyre që kërkojnë punë, shumë qytetarë që kanë një vend pune në Kosovës, disa edhe mjaft të mirë po vendosin të marrin rrugën e gurbetit për arsye të ndryshme, dhe jo financiare.

Së fundmi edhe minatori i Trepçës, Adnan Brahimi, nga fshati Koshtovë i Mitrovicës ka vendosur të marrë rrugën e gurbetit.

Brahimi, shumë i emocionuar është përshendetur nga kolegët e minierës, ndërsa ata i kanë uruar të ketë sukses në jetën e tij larg Mitrovicës./ Jepi zë

Lexo edhe:  I ndalohej vozitja deri më 2024, del sërish në trafik e Policia e gjobit me 300 euro