Zhvillime në veri, policët serbë zhveshin uniformën e Policisë

Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i kanë zhveshur uniformat. Ky veprim i tyre erdhi në takimin e thirrur nga Lista Serbe, takim i cili po mbahet në Zveçan.

Zyrtarë të Listës Serbe, të Policisë, komunaveme shumicë serbe, gjykatave dhe të institucioneve tjera janë parë duke hyrë në takimin e thirrur nga Lista Serbe në objektin e Komunës së Zveçanit.

Takimi është thirrur për të marrë një vendim në lidhje me qëndrimin apo largimin e tyre nga institucionet.

Lexo edhe:  Hajni hyn me armë për të grabitur në Gjilan, por punëtorët e kapin dhe e dorëzojnë në Polici