Pacolli niset për Amerikë, u ftua në dasmën e vajzës së Trump

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në dasmën e Tiffany Trumpit, që është vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Mediat amerikane shkruajnë prej muajsh për këtë dasmë dhe sipas disa raportimeve, pritet që të jenë më shumë se 500 të ftuar.

Tiffany është fëmija i katërt i ish-Presidentit Trump dhe fëmija i tij i vetëm nga martesa me gruan e dytë, aktoren dhe modelen, Marta Maples.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në moshë mjaft të re mërgimtari Naim Shkupolli