Blin Kuka arrin në finale të Kupës Evropiane, siguron medaljen

Xhudisti Blin Kuka ka arritur në finale duke i siguruar Kosovës medalje në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Kuka në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë ai mposhti me Wazaari, belgun David Ngoumou në kategorinë deri në 90 kilogramë.

Me këtë fitore, Blini kaloi në çerekfinale ku mposhti me ngufatje për ‘Ippon’, polakun Adam Grzeskowak, për të siguruar gjysmëfinalen.

Ndërsa, Kuka takohet në gjysëmfinale me garuesin nga Luksemburgu, Micha Welter.

Lexo edhe:  “Më shpejt dhe më sigurt”, Mehaj paralajmëron blerje tjera të armëve nga Turqia