Murati: Kemi marrë afro 30 milionë euro kredi

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 79 milionë eurosh.
“Java që po lëmë pas, ishte tejet e ngarkuar por edhe mjaft produktive sepse nënshkruam marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se 61 milionë janë për Pa

“+ 61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF; + 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit; + 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit.”

“Pra 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.”

 

 

Lexo edhe:  Nesër bëhen publike adoptimet e para të qenve endacak në Komunën e Prishtinës, zbulohen edhe kontratat