Ky është i arrestuari i tretë për vjedhjen në Suharekë, i konfiskohen bizhuteri dhe një veturë

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për vjedhjen e rëndë në Suharekë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari i tretë për vjedhjen e rëndë në Suharekë është: Jeton Tahiri.

Më herët Gazeta Sinjali po ashtu ka raportuar për arrestimin e dy të dyshuarve të tjerë që janë të involvuar në të njëjtin rast.

Gazeta Sinjali ka mësuar se personi i dytë i arrestuar dje ishte Asdren Gashi, derisa i pari ishte Qazim Kameri.

Rastin e arrestimit të tretë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 09..04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: J T (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar), me daten 04.04.2024 eshte arrestuar. Q..K(viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar) si dhe me daten 06.04.2024 është arrestuar A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar) të gjtihë të arresturit janë nga komuna e Prishtinës.
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishte vjedhur stoli ari , një laptop, një pushkë gjuetie ”Sterger” me nr.Serik1933838 kaliber 12 mm si dhe 35 copë fishek”, theksohet mes tjerash në njoftim

Lexo edhe:  Rrugët e Gjakovës shndërrohen në ring boksi, i riu dërgohet në gjendje të rëndë e me hundë të thyer në spital