Ora e Tokës, qytetarëve u kërkohet t’i fikin dritat për 60 minuta

Këtë të shtunë duke nisur nga ora 19:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet një aktivitet për të shënuar Orën e Tokës.

Kjo është një nismë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.

“Këtë vit, nxënësit e eko klubeve të shkollave të mesme të Prishtinës do të paraqesin numrin 60+ me qirinj për të thirrur qytetarët për të fikur dritat 60 minuta, nga ora 20:30 – 21:30, kështu për të kontribuuar në mjedis”, thuhet në njoftim.

Ora e Tokës shënohet çdo vit, në të shtunën e fundit të marsit.

Lexo edhe:  Dy persona e bëjnë llom një 42-vjeçar në Gjilan, viktima dërgohet në gjendje të rëndë në spital