Kolona e pritjes për pitalka të nxehta edhe për syfyr

Banorët e Mitrovicës njihen si ndër qytetarët që e praktikojnë më së shumti Ramazanin.

Në Kosovë, disa qytete llogariten të kenë numrin më të madh të agjeruesëve, ndër to edhe qyteti i Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Shprehia e mitrovicasve është se gjatë muajit të Ramazanit praktikohet blerja e pitalkave të nxehta për Iftar dhe Syfyr.

Qytetarët e Mitrovicës janë parë sot duke pritur para furrave për të blerë pitalka të nxehta, për syfyrin në këtë Ramazan, ndërsa kolonë më gjatë shihet në sheshin e qytetit, shkruan Jepi zë.

Ndryshe, disa qytetarë mendojnë që pitalka e nxehtë nuk preferohet për mëngjesi, mirëpo shumë shumë nga ta dalin t’i blejnë ato pasi e kanë bërë edhe si traditë./Jepi zë.

(foto mitrovicaguide)

Lexo edhe:  Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, dridhen disa qytete