E konsideroi “mik” por Lorenci konfirmoi lidhjen me Keisin, reagon Sabiani: I quan besprema

Hyrja e Lorenc Hasramës në “Big Brother VIP” kapi që ditën e parë titujt kryesor në media, kjo pasi u konfirmua se këngëtari ka pasur një lidhje me Keisi Medinin.

Lidhur me këtë lajm asokohe reagoi babai i Keisit, Sabiani i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory “shpërtheu” ndaj mediave duke përgënjeshtruar lajmin dhe tregoi se Keisi dhe Lorenci janë miq mjaft të mirë, por nuk kanë qenë kurrë në një lidhje.

Ndërsa mbrëmë gjatë prime-t, Lorenci ka konfirmuar publikisht se ka pasur një lidhje dashurie me Keisin para hyrjes në BBV. Ai tregoi se lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj, pasi vendosën që raporti i tyre do ishte më mirë si dy miq.

Mirëpo ashtu siç pritej, pasi Lorenci konfirmoi lidhjen me Keisin, ka ardhur reagimi i Sabianit.

Lexo edhe:  Edona dhe Alby shtyjnë derën e mbyllur, revoltohen banorët