Më në fund: Mbulohen nga bora Brezovica, Prevalla dhe Rugova

Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit që disa javë, mëngjesi i sotëm në Kosovë i gjeti disa vende të mbuluar nga shtresat e para të borës.

Më poshtë keni pamjet nga Brezovica, Rugova dhe zona e Dragashit, ku bora tashmë ka mbuluar këto anë të Kosovës.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare deri e fortë.

SHIKO LIVE:

VIDEO

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim për serbin që rrahu kameramanin, Urosh Vukasinovic