Këta janë katër të dyshuarit që hynë të armatosur në zonën e KEK-ut, sekuestrohen katër armë të gjata

Katër persona të armatosur alarmuan dje sigurimin fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilët ishin futur në zonën e KEK-ut me armë të gjata dhe dyshohet se kanë zhvilluar gjueti ilegale në atë pjesë. Të njëjtit u arrestuan nga Policia, ndërsa armët u sekuestruan.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ilir Prapashtica, Hajdar Topalli, Dardan Gashi dhe Blend Topalli, të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar rastet për armëmbajtje pa leje.

Përveç tyre, Policia ka intervistuar edhe disa dëshmitarë që janë punëtorë të sigurimit, të cilët kanë përshkruar momentin kur kanë kapur të dyshuarit në zonën e korporatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Ramush Haradinaj viziton dhe i uron mirëseardhje Nasim Haradinajt