Oficeri i FSK-së, Vedat Shatri, merr çmimin Honor Graduate në SHBA

Kapiten Vedat Shatri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin Honor Graduate, çmim i cili jepet për rezultate të larta akademike.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim në Facebook.

“Ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake deri në nivel kompanie, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi të nevojshme për udhëheqjen, menaxhimin e operacioneve, planifikimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike”, bën të ditur FSK.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është e reja Zuleja Mulaku me origjinë nga Kaçaniku që humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë