Arratiset një person nga burgu i Lipjanit

Të enjten rreth orës 21:14, një person është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit, raporton Klan Kosova.

“Lipjan / 23.11.2023-21:14.  Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  I riu Lavdim Buliqi në gjendje të rëndë, i duhen mbi 24 mijë euro për shërim