Oficeri i FSK-së arrin rezultate të larta në garën “Virbus Unitis 2023” në Republikën e Kroacisë

Nëntoger Emir Vllasa ishte pjesëmarrës nga Kosova në garën, Military Crossfit competition “Virbus Unitis 2023”.

Kjo garë është mbajtur në Republikën e Kroacisë, dhe njihet si shumë sfiduese ku pjesëmarrës ishin njësi të ndryshme të sektorit të sigurisë, ushtarakë, policë, njësi speciale intervenuse, forca detare, zjarrfikës, gardian etj,

Vllasa ka arrritur rezultate të larta duke u radhitur i dyti në kategorinë ku ishte pjesmarrës.

Gara ishte individuale dhe e ndarë në kategori në bazë të moshës dhe gjinisë, oficeri Vllasa në kategorinë 35-40 vjeç, arriti të grumbulloi pikë dhe të radhitet në vendin e dytë dhe të shpërblehët me “Medaljen e argjendtë”.

 

Lexo edhe:  Krenari: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë, FSK stërvit pjestarët në Brezovicë