Kosovari nën kërcënimin e sopatës vodhi 2000 euro në filialin mikrofinanciar “Ria”, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar F.H. 28 vjeçar, i cili nën kërcënimin e një sëpate kishte kryer një grabitje në filialin “RIA” në Gjakovë.

Punëtorës në këtë filial i kishin grabitur 2000 euro, dhe më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.


Të njëjtit i janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë dhe 2000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she.

Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli ‘pushton’ TikTok-un, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij