Tentim-vrasje në Podujevë, konfiskohet një granatë dore

Një person ka në Podujevë e ka raportuar në polici një rast të tentim-vrasjes të enjten.

Ai ka thënë se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar pesë gëzhoja të armës dhe një granatë dore me sigurisë.

“Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, tha policia.

Policia tha se në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar tentim-vrasje dhe ndodhet në proces hetimor

Lexo edhe:  Arrestohet babai, dyshohet se i dërgoi 4.4 gramë narkotikë djalit në Dubravë