‘O ruju, ruju’, momenti kur vetura humb kontrollin dhe godet për vdekje 3 të rinjtë – dëgjohet goditja dhe bërtimat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë vdekur tre persona.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë tre personat që kanë vdekur në aksident.

Pas aksidentit aty kanë dalë policia për t’u marrë me rastin e rëndë të aksidentit tragjik.

Tani janë publikuar pamjet e momentit tragjik kur veturat derisa po bënin gara ilegale në autostrada kanë goditur personat që ishin duke i shikuar.

Fillimisht dëgjohen disa thirrje, ‘o ruju, ruju’, pastaj goditja dhe disa bërtima.

Kliko më poshtë për video:
RPReplay_Final1702818239

Lexo edhe:  Komandanti i zjarrfikësve tregon se çka u djeg brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore