Sot si pranverë, por dimri i vërtetë po vjen – paralajmërohet borë për ditët e ardhshme

Meteorologët kanë njoftuar se si do të mbajë moti në javën që po vjen.

Në fillim pritet të ketë kthjellime dhe ngrica, ndërsa në pjesën e dytë ka mundësi për të reshur shiu e pak të borës.

18.12 – Kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica, e ultësirave mundësi për mjegull.

19.12 – Në mëngjes ngrica, e ultësirave mjegull orëve të para të ditës. Më butë, kryesisht me diell gjatë ditës.

20.12 – Kryesisht me diell. Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

21.12 – Vransira kalimtare dhe intervale me diell.

22.12 – Kryesisht me vransira. Më vonë pasdite dhe mbrëmje priten të reshura shiu, me mundësi të përzien edhe me borë me rënie të temperaturës.

Qetësitë dominojnë këto ditë të para të javës. Herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Nga dita e enjte frynë erë e lehtë verilindore deri në 5m/s, ndërsa të premtën jugore edhe mesatare 4-12m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht shumë e lartë mbi vlera normale, me tendencë të një rënie të thellë deri të premtën.

Lexo edhe:  Plagosja me armë e therja me thikë, këta janë të dyshuarit e përleshjes së përgjakshme në Klinë