E dhimbshme: Sot do të varroset ish punëtori i Trepçës, Bedri Abdullahu, kishte vite që jetonte në Finlandë

Me datën 10.04.2023 në shtetin e Finlandës kishte ndërruar jetë Bedri Abdullahu nga Mitrovica.

I ndjeri kishte migruar në shtetin skandinav qysh se para tri dekadave, shkruan Jepi zë.

Në kohën kur ishte në Mitrovicë dhe në rinën e tij, ai kishte punuar në Fabrikën e Akumulatorëve në kuadër të kompleksit xehehtaro metalurgjik Trepça.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot (20.04.2023) në ora 12:40 me namazin e drekës në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Lexo edhe:  Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar