Njësiti Special FIT paralajmëron protestë para Qeverisë
Njësia Speciale e Kosovës (FIT) ka paralajmëruar protestë lidhur me paknaqësitë e pagave shtesave si dhe rrezikshmërinë në vendin e punës, të cilat i vendosi sot Qeveria e Kosovës.
Sipas burimeve të Kanal10 protesta është e thirrur me datën 1 nëntor në orën 12:00 para Qeverisë së Kosovë.
Gjithashtu paknaqësi ka edhe te njësitë e tjera, Sindakata e Policisë së Kosovës tashmë ka reaguar duke i cilësuar këto shtesa si të dinjitetshme dhe të papranueshme.
Qeveria ka ardhur me një propozim të ri sa i përket shtesave të rrezikshmërisë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në këtë vendim përfshihen 7 kategori të pozitave. Shtesat për njësitë elitare do të jenë 150 euro, 120 euro do t’i marrin njësitë K9 dhe ajo për Eksplozivë dhe Deminim.