Forca të shtuara policore përreth stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë-Izrael

Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.

Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.

Derisa situata vazhdon të jetë e qetë dhe ndoshta edhe për shkak të motit me shi, Policia e Kosovës është nëpër rrugët e qytetit që të ofrojë siguri maksimale.

Organet e rendit janë posaçërisht të fokusuar në zonën rreth stadiumit, duke mos i lejuar asgjë rastit.

Lexo edhe:  Droga në komunën e Leposaviqit, flasin nga Prokuroria në Mitrovicë