Gjakovë: Burri ushtron dhunë brutale ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim policor

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua nga fshati Osek Hylë në Gjakovë, e cila ka denoncuar bashkëshortin për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dijes e 47-vjeçarja ka deklaruar se është viktimë e dhunës së vazhdueshme psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj.

Bazuar në dëshminë e saj, rasti i fundit ka ndodhur dje, kur burri e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta arrestuar të dyshuarin, mirëpo i njëjti momentalisht ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Haradinaj: Urime ditëlindja Shkelzen, jetojmë me lavdinë tënde