Ky është i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Istog, e çoi në shtëpinë e tij dhe abuzoi me të

Sot u raportua për një rast tjetër të dhunimit, ku edhe kësaj here viktimës është një e mitur, 13-vjeçare, e cila dyshohet se para një muaji është dhunuar nga një 21-vjeçar në Kovragë të Istogut. Policia e konfirmoi se rasti është denunuar pas një muaji, për shkak se viktima ka qenë e frikësuar nga kërcënimet e të dyshuarit.

Por kush është personi që u ndalua për 48 orë, nën dyshimet se ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e mitur?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i riu që u arrestua në lidhje me këtë rast është Mal Zenuni, 21-vjeçar, i cili tashmë janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, shkruan Sinjali.

Si përfundoi e mitura në duart e të dyshuarit?

Bazuar në dëshminë e vajzës, që ka dhënë para hetuesve policorë, bashkë me prindërit e saj, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe më pas e kishte kërcënuar, për ta frikësuar nëse e raporton rastin. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur para një muaji në fshatin Kovragë, ku i dyshuari e kishte dërguar 13-vjeçaren në shtëpinë e tij.

I riu po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën, duke e marrë fillimisht në shtëpinë e tij me zor, ashtu që e kishte dërguar me automjetin e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënies seksuale, pa dëshirën e vajzës.

Sipas informacioneve të para, përveç dhunimit, ai dyshohet se edhe e ka kanosur në rast se ajo vendos t’i njoftojë prindërit apo organet e rendit. Vajza iu ishte bindur fillimisht të dyshuarit, pasi nuk e kishte zbuluar se çfarë ka ndodhur pasi ka qenë e shqetësuar dhe e frikësuar, deri dje kur ia mësyrë stacionit policor,

I dyshuari tashmë është arrestuar pasi Policia u aktivizua si rezultat i denoncimit të të miturës, e cila ka përshkruar në detaje krejt çfarë i ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Lexo edhe:  Këta janë emrat e të arrestuarve për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares në muajin qershor

Burimet thonë se personi që u arrestua është shoqëruar në stacion policor dhe më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.