Një person gjendet i vdekur 2 km larg shtëpisë së tij në Novobërdë

Një person është gjetur i vdekur të shtunën rreth 2 km larg shtëpisë së tij në Novobërdë.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është gjetur rreth orës 12:45.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, po hetohet

Lexo edhe:  Isa Mustafa: Kurti ta bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë