Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak momentesh në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve nga sinjalizuesit, dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Dëmet materiale të shkaktuara nga kjo përplasje janë të mëdha.

Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe po merren me rastin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet në vijim.