Kryeministri Kurti shkon në QKUK, viziton të plagosurit në Kçiq

Pasditja e sotme ishte tmerr për një familje në fshatin Kçiq në Mitrovicë.

Një bombolë gazi e cila me shumë gjasë përdorej për ngrohje, ka shpërthyer duke lënë të lënduar kështu 15 anëtarët të kësaj familjeje.

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku për shkak të gjendjes së rënduar, 14 nga ta janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa njëri u lirua në shtëpi.

Tashmë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar të lënduarit në QKUK.

Më poshtë e gjeni postimin e Kurtit:

Lexo edhe:  Shkodran Pulaj i njohur për pazarllëk me policë e gjyqtarë po hetohet për dhunimin e një djali të mitur