Prishtinë: Burri rrah bashkëshorten e tij, 48-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se 48-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, duke thënë se pas një konflikti verbal me bashkëshortin, ai e ka sulmuar fizikisht me grushte.

Si rezultat i denoncimit, 66-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti