Burri sulmoi fizikisht gruan shtatzënë, arrestohet nga Policia e Kosovës

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Ndërsa, lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbarje.

Lexo edhe:  Detaje nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Hajvali – e gjitha nisi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve