Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se kreu krime lufte në rajonin e Vushtrrisë

Prishtinë-Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Zh.N., për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Zh.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, po hetohet nga Policia