Dyshohet se një person u vra në lagjen Dardania në Prishtinë

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet për një trup pa shenja jete.

Në një fotografi të siguruar nga Klan Kosova shihen disa vetura të policisë në vendin e ngjarjes dhe një trup i pajetë i mbuluar.

Për rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë akoma nuk është dhënë ndonjë detaj.

Klankosova.tv është duke kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe do t’iu mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Policia shton prezencën në rrugë, kjo është arsyeja