Dyshohet për shitblerje të narkotikëve, bie në pranga 46-vjeçari që u kap me kokainë, heroinë e armë ilegale në Gjilan

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, ka rënë në prangat e Policisë një person në Gjilan.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit A.B., ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, heroinë, armë ilegale, fishekë, e gjësende tjera të kundërligjshme.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  • Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
  • Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
  • Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
  • Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
  • Një (01) sëpate e vogël,
  • Gjashtë (06) thika,
  • Një (01) Elektroshok,
  • Një (01) Pako e cigareve me hapa,
  • 9. Dy (02) peshore,
  • Katër (04)telefona celular,
  • Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
  • Një (01) fishek të kalibrit 8.57,
  • Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
  • Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
  • Shiringë,
  • Tableta,
  • Enë për tymosje te narkotikut,
  • Fishekë me gas,
  • Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve”, thuhet në njoftim.
  • I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lexo edhe:  Posedonte incizime intime mes të miturve, arrestohet 16-vjeçari