Ngjarje e rëndë në Lipjan: Humb jetën një shofer kamioni, dyshohet se e la pa frenuar mirë automjetin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Lipjan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë me dije se shoferi i kamionit ka humbur jetë pasi dyshohet se nuk e ka frenuar mirë automjetin e tij.

“ Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Krasniqi.

Lexo edhe:  Po ia kërkojnë të gjithë ndërkombëtarët, por Kurti thotë JO për Asociacionin