E rëndë: Pamje nga aksidenti i frikshëm në Lipjan, qytetari që u godit nga kamioni u la për gati 1 orë në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Kosovës. Konkretisht në Lipjan, një kamion mësohet se ka përplasur një shqiptar.

Sipas denoncimit të një qytetari, shqiptari i përplasur nga mjeti, për 40 minuta u dergj në rrugë dhe ambulanca e policia nuk dukeshin gjëkundi.

Mësohet se shqiptari, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe sipas qytetarit ndonëse shqiptari është shtrirë në mes të rrugës, pa shenja jete nga aksidenti, asnjë polic apo mjek nuk shkoi për rreth 1 orë për të verifikuar ngjarjen, apo për identifikimin e të aksidentuarit.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  "Lamtumirë kampion", postimi prekës i trenerit të Trepçës '89 për Erion Kajtazin