Zyrtari policor plagos një person në Istog

Zyrtari policor plagos një person në Istog

Një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet të ketë qenë aksidentale, nga pakujdesia e zyrtarit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.

Lexo edhe:  Agim Bahtiri me veturë shfaqet në veri, vazhdon kah qendra për në jug të Mitrovicës