Ngjarja e dhimbshme në Kaçanik, familja Shabani njofton për vdekjen e vogëlushit 4-vjeçar që ra në bunar

Në familjen Shabani në Bajnicë të Kaçanikut ka ndodhur një ngjarje e rëndë sot paradite, ku fëmija 4-vjeçar Eltoni, ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar.

Për vdekjen e fëmijës kanë njoftuar edhe familjarët përmes rrjetit social Facebook, ku kanë njoftuar se nesër do t’i jepet lamtumira e fundit.

“Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi. Ju njoftojmë se ka vdekur Elton Shabani , djali i Nesret Shabanit , varrimi bëhet neser mbas faljes se namazit te xhumas ne varrezat e fshatit Rakaj. Allahu sabrin familjes ua dhashtë ,dhe i bashkoftë në Xhennet me të.”

Ky rast tronditi familjarët që njoftoi menjëherë autoambulancën, me ç’rast ekipi i mjekëve konstatoi vdekjen e fëmijës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vogëlushi është nxjerrë nga bunari prej qytetarëve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.

Ende nuk dihet se si fëmija ka rënë në bunar, por rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen pasi hetimet veçse kanë filluar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ky rast është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot