31-vjeçari në Lipjan s’e shijon veturën që e bleu, djali i shitësit ‘ia vjedh’ pasi s’i pagoi të gjitha paratë

Shitblerja e veturave ndërmjet personave privatë, shpeshherë bëhet edhe me marrëveshje rreth çështjes së pagesës. E në shumë raste, blerësit arrijnë të bëjnë kompromis me shitësit që pagesën ta kryejnë të ndarë në disa pjesë. E në rast të mospërmbushjes së obligimeve, shumë herë lindin edhe telashe mes palëve.

Kështu zgjodhi një qytetar në Lipjan ta bëjë të tijën një veturë të tipit BMW, por që s’e shijoi për shumë gjatë. Kjo pasi që një mëngjes nuk e gjeti në vendin që e parkoi.

Sinjali mëson se 31-vjeçari raportoi në Polici se vetura e tij është vjedhur në parkingun afër banesës së tij, teksa përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë është parë një person që e ka marrë veturën që aty.

Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit edhe personi që ia shiti viktimës veturën, duke thënë se atë e ka marrë djali i tij, për shkak se 31-vjeçari s’e ka paguar krejt obligimin që ka ndaj tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari, vendndodhja e së cilit nuk dihet ende.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Nënë e bir që humbën jetën nga vërshimet, varrosen nesër