Nga sot nisi mësimi në disa shkolla

Disa shkolla në komunën e Kamenicës e kanë nisur mësimin të martën.

Mësimdhënësit në Busavatë e Karaçevë të Poshtme, kanë marrë vendim të dalin nga greva.

Pavarësisht procesit e vendimeve gjyqësore në lidhje me këto shkolla që ishin pjesë e reformës, mësimi u zhvillua këtë ditë kur u shpërndanë edhe tekstet mësimore.

Drejtori i shkollës në Busavatë tha se për vendimin që t’i kthehen mësimit, mësimdhënësit kanë qenë të pavarur.

Ndërkaq në shkollën e Koretinit, mësimdhënësit janë deklaruar se një ditë më parë në takimin me kryetarin Kadri Rahimaj, ky i fundit i ka kërcënuar duke thënë se do ju “mbajë në grevë” në pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Sipas mësimdhënësve, kjo ka nënkuptuar sanksione që mund të iu vijnë si pasojë e qëndrimit në grevë.

Këtë formë të presionit e ka mohuar drejtori i arsimit në këtë komunë.

Lexo edhe:  lbrahim Tatlıses dhuron 5 banesa në Bodrum për viktimat e tërmetit