Në Ferizaj nis gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, me pjesëmarrje të NATO-s dhe partnerëve

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po organizon garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, një aktivitet ku marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete partnere.

Në këtë garë po marrin pjesë ekipe nga Ajova (SHBA), Corps V (SHBA), Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, transmeton Zeri.info.

Aktiviteti po zhvillohet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku pjesëmarrësit po sfidohen në disiplina të ndryshme fizike dhe ushtarake, duke testuar aftësitë, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin mes njësive pjesëmarrëse.

Gara synon forcimin e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate dhe partnere, si dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë dhe profesionalizmit ushtarak në një mjedis konkurrues dhe bashkëpunues ndërkombëtar.

Lexo edhe:  Pasojat e salsiçeve “Wudy”, prindërit: Fëmijët me dhimbje barku dhe temperaturë