Dy motra, kundër SBASHK-ut, mbajnë mësim (VIDEO)

Dy motrat mësimdhënëse në shkollën “Nazim Hikmet” në Dobërçan të Gjilanit, nuk hynë në grevë.

Arta e Teuta Selishta po vazhdojnë mësimin me nxënësit e klasave të tyre.

Sipas Artës, ky vendim është marrë ngase nuk janë pjesë e sindikatës, nga e cila u larguan për çështjen e koeficienteve.

Për shkak të grevës, disa nxënës që udhëtojnë nga një fshat tjetër nuk kanë mundësi të vijnë meqë transporti u është ndalur.

Sipas drejtorit të shkollës, Fadil Shabani, mësueset kanë zgjedhur vetë të mos hyjnë në grevë, njësoj siç kanë qenë të lirë pjesa tjetër që t’i bashkohen thirrjes së SBASHK-ut.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Ulet çmimi i naftës në Kosovë, rikthehet në nivelin e para 3 viteve