Nga 1 shtatori mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në Prishtinë

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dara 1 shtator do të mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në kryeqytet.

Vendimin për këtë çështje, i cili është nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, Komuna e ka postuar në rrjetin social Facebook.

“Nga data 1 shtator 2023 do të mbyllen për qarkullimin e mjeteve motorike: Rruga ‘Rexhep Luci’ nga tuneli deri te sheshi, rruga ‘Qamil Hoxha’ nga kthesa e rrugës deri tek sheshi dhe rrugët/rrugicat të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare”, thuhet në vendim.

Lexo edhe:  Tragjike: 18 vjeçari kosovar vdes në një aksident në Itali